Subscribe

Shqipëria ka regjistruar normën më të ulët të vdekshmërisë foshnjore ndër vite. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 ajo ra në 6,5 për 1000 lindje, nga 8,4 që ishte një vit më parë.

 

Mjekët e lidhin këtë fakt me rritjen e ndërgjegjësimit të grave shtatzënë, për të kryer kontrolle të rregullta.

 

BLEDAR BËNJA

MJEK OBSTETËR GJINEKOLOG, “MBRETËRESHA GERALDINË”

 

“Ka te beje shume me cilesinë e sherbimit mjekesor, niveli ekonomik”. “Lidhet me ndjeken e shtatzanise. Duke pasur keto synime i gjithe sistemi eshye bazuar qe gruaja shtaztene te beje depistimin e patologjive te ndryshme”

 

Por cilat janë disa nga shkaqet që sjellin humbjet e jetëve tek foshnjat?

 

BLEDAR BËNJA

MJEK OBSTETËR GJINEKOLOG, “MBRETËRESHA GERALDINË”

 

“Janë anomali gjatë shtatzanisë dhe komplikacione gjatë aktivitetit te lindjes. Por edhe semundje gjenetike, apo komplikacione tek nënat si diabeti, apo hiperternsioni.”

 

 

Në raportin për vitin 2022, INSTAT njofton se kanë humbur jetën 161 bebe, ku në 52,8% të rasteve shkak janë bërë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes perinatale”.

 

Që prej vitit 2015 numri i të vegjëlve që humbnin jetën në vitin e parë ishte ndër më të lartit në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *