E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bie numri i viktimave në Spanjë krahasuar me një ditë më parë

Në 24 orët e fundit, në Spanjë regjistrohen 523 të vdekur, 44 viktima më pak se një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se deri më tani, në total, numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka shkuar në 18.579.

Ndërkohë, 70.850 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë ambientet e spitalit.

Spanja ka filluar nga lehtësimi i masave që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit.

Në përpjekje për të rihapur ekonominë, autoritetet kanë lejuar disa punëtorë që të rikthehen në vendet e punës në fabrika dhe sektorin e ndërtimit. Mirëpo do të vazhdojnë me kujdesin dhe maturinë maksimale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë