Rajoni
Bie numri i infektimeve me Covid në Kosovë, 6 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bie numri i rasteve të të infektuarve me Covid në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 1,427 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 6 persona, ndërsa një ditë më parë ku u regjistruan 14 raste.
Fatmirësisht asnjë person nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.
Mësohet se aktualisht janë 429 raste aktive me COVID.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




