Një punonjës ka humbur jetën teksa ka rënë nga lartësia e objektit ku punonte, si pasojë e mungesës së sigurimit teknik në punë.

 

Shtetasi A.M., 42 vjeç, ka humbur jetën në spital pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A.B. 66 vjeç, me detyrë teknik i frimës ku punonte 42-vjeçari.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *