Një vajzë e re ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga lartësia e një pallati 10-katësh në qendër të Lushnjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Rreth orës 15:40, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i një pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shtetasja K. K., 21 vjeçe, banuese në Karbunarë e Madhe, Lushnjë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv





