E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Bie në mënyrë drastike çmimi i naftës në botë, shkak mbiprodhimi

Çmimet e naftës në botë kanë arritur nivelin më të ulët në 12 muajt e fundit.

 

Reklamë

Rënia e cmimit të hidrokarburave në tregun botëror vijon në fakt prej 7 javësh.

 

Në tregun amerikan çmimi ka rënë në 50,42 dollarë për fuçi,  ndërsa në Londër ra me 6,1 %, duke shkuar konkretisht në 58,8 dollarë fucia .

 

Furnizimi me naftë është rritur më shpejt sesa kërkesat për naftë në muajt e fundit, duke rritur frikën se mund të ketë një ngopje me naftë, teksa vendet kryesore që prodhojnë naftë, po shqyrtojnë mundësinë që të ulin prodhimin e tyre.

 

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pret që të shkurtojnë prodhimin, pasi shtetet anëtare të mbajnë një takim më 6 dhjetor.

 

Në 7 javët e fundit në total është konstatuar një rënie me 20% e cmimit të naftës due kapur shifrat më të ulëta në treg që nga tetori i 2017.

Vazhdo të lexosh

Reklamë