E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Bie kultivimi i kanabisit”

Në 29 fluturime të Guardia Di Finanza për dy muajt e fundit mbi territorin shqiptar nuk është gjetur asnjë gjurmë kanabisi. Deklarata u bë nga Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin loka.

 

Më tej Loka bëri dhe një panoramë të kontrolleve të policisë shqiptare.

 

Reklamë

Që në krye të herës dua të theksoj, se rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të vitit 2018, janë 23 parcela me 2,579 bimë dhe 878 bimë të asgjësuara në kubikë. Dhe për krahasim me vitin 2017, kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21,500 bimë më pak të kultivuar.

 

Sipas policisë së shtetit vetëm një ditë më parë janë kryer në mbarë vendin 3590 kontrolle nga 220 grupe, të cilët kanë goditur vetëm dy raste të kultivimit të kanabisit, në Nikël të Fushë Krujës me 23 bimë dhe në fshatin Frashër të Përmetit, ku janë zbuluar 1800 bimë.

Më shumë video

Reklamë