Në pikat e karburantit në vendin tonë u reflektua këtë të premte një rënie e çmimit të naftës dhe gazit.
Sipas vendimit të bordit të transparencës, një litër naftë do të tregtohet sot dhe nesër për 231 lekë, nga 237 që ishte më parë.
Ndërsa çmimi i gazit ka zbritur me vetëm një lek, duke shkuar kështu në 115 lekë për litër. Nga ana tjetër, një litër benzinë do të kushtojë një lek më shtrenjtë, duke u shitur me 212 lekë.
Tendenca rënëse e çmimit të naftës në vend vjen si reflektim edhe i uljes së arit të zi në bursa.
Një fuçi naftë sot më 1 prill tregtohet me rreth 103 lekë, nga afro 107 që ishte një ditë më parë.





