E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Biden zyrtarizon rikandidimin për një mandat të dytë presidencial

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur kandidaturën për t’u rizgjedhur president nga radhët e demokratëve, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në vitin  2024.

 

Biden shpalli  zyrtarisht kandidaturën e tij këtë të martë , duke nisur kështu betejën për të bindur votuesit se i meriton edhe katër vite të tjera  në krye të Shtëpisë së Bardhë.

 

Reklamë

Në një video të publikuar , Biden e cilësoi garën e vitit që vjen si një luftë kundër ekstremizmit republikan duke argumentuar se i duhet më shumë kohë që të përmbushë zotimin e tij për t’i rikthyer vendit dinjitetin.

 

“Kur kandidova për president katër vite më parë, thashë se jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës. Dhe vijojmë të jemi,” shprehet kreu i Shtëpisë së Bardhë në video-mesazh.

 

Slogani i Biden për zgjedhjet e 2024 do të jetë: “Let’s finish the job”, pra “Le të përfundojmë punën e nisur.”

 

Deri më tani, kandidaturën e kanë shpallur edhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley dhe ish-presidenti Donald Trump nga radhët e republikanëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë