E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Biden zgjedh senatoren Kamala Harris në zgjedhjet për President në SHBA

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për nën-presidente në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Biden, që ka shërbyer si nën-president gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ishte zotuar se do të përzgjedhte një grua për pozitën e nën-presidentes.

Biden ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se lajmëron me nderin më të madh përzgjedhjen për pozitën e nën-presidentes.

Ai e ka cilësuar senatoren Harris si luftëtare të guximshme dhe një nga shërbyeset më të mira të SHBA-së.

Reklamë

Ajo është gruaja e parë amerikane me ngjyrë që do garojë për këtë pozitë.

Harris, dikur rivale e Bidenit në garën për pozitën kryesore në Shtëpinë e Bardhë, është konsideruar për kohë të gjatë si politikane që do të mund të garonte me ish-nënpresidentin amerikan.

Ish-Prokurorja e Përgjithshme e Kalifornisë ka bërë thirrje për reforma policore në kohën e protestave kundër-racizimit javë më parë në SHBA.

Biden ndërkohë do të përballet me presidentin aktual amerikan, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, do të vazhdojë të garojë me Trumpin për një mandat të dytë.

Harris, 55-vjeçare, që fillimisht është parë si figurë që rritej shpejt brenda Partisë Demokratike, pati hequr dorë nga gara për presidente në dhjetor të vitit të kaluar./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë