Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Biden: Vladimir Putin, kriminel lufte

16 Mars 22:32

Presidenti Joe Biden e quajti të mërkurën Presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte ndërsa mizoritë në Ukrainë po shtohen dhe mes thirrje të presidentit ukrainas drejtuar Kongresit amerikan, për më shumë ndihmë.

 

“Ai është një kriminel lufte”, tha presidenti amerikan për zotin Putin teksa largohej një aktivitet në axhendën e tij për sot. Kjo është deklarata më e ashpër lidhur me veprimet e Presidentit Putin dhe Rusisë bërë nga një zyrtar amerikan, që nga nisja e sulmit ndaj Ukrainës.

 

Ndërsa udhëheqësit e tjerë botërorë e kanë përdorur këtë fjalë, Shtëpia e Bardhë kishte hezituar t’i shpallë veprimet e zotit Putin ato të një krimineli lufte, duke thënë se ishte një term ligjor që kërkonte më shumë hetim.

 

Por gjatë një fjalimi të mërkurën Presidenti Biden tha se trupat ruse kishin bombarduar spitale e kishin marrë peng mjekët. Ai premtoi më shumë ndihmë për Ukrainën për të mbështetur përpjekjet e saj kundër Rusisë.

 

Presidenti Biden i dërgon armatime të reja Ukrainës, mes tyre dronë

 

Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë armatime të reja Ukraninës mes tyre kundër-ajrorë, anti-tanke e dronë si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndihmuar këtë vend për t’u mbrojtur nga Rusia.

 

Komentet e presidentit erdhën pasi ai njoftoi zyrtarisht se administrata e tij po dërgonte 800 milionë dollarë shtesë në armatime në Ukrainë, duke e çuar në 2 miliardë dollarë totalin e ndihmës dërguar Kievit që kur zoti Biden mori detyrën më shumë se një vit më parë. Rreth 1 miliard dollarë ndihmë janë dërguar vetëm javën e fundit.

 

“Ne do t’i japim Ukrainës armët për të luftuar dhe për të mbrojtur veten gjatë të gjitha ditëve të vështira që po vijnë”, tha Presidenti Biden.

 

Fjalimi i Presidentit Biden erdhi disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim para anëtarëve të Kongresit amerikan duke kërkuar me shumë ndihmë për vendin e tij të rrënuar nga lufta.

 

Presidenti Biden tha se ai e dëgjoi fjalimin domethënës, siç e quajti ai, të homologut të tij Zelenskyy, por ai nuk e trajtoi drejtpërdrejt thirrjen e presidentit ukrainas drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit se mund të bëjnë më shumë. Presidenti Biden tha se fjalimi i zotit Zelenskyy pasqyronte guximin dhe forcën që ukrainasit kanë treguar gjatë gjithë krizës.

 

“Ne jemi të bashkuar në neverinë tonë ndaj sulmit të furishëm e të paprincipë të Putinit dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim ndërsa ata luftojnë për lirinë, demokracinë si dhe vetë mbijetesën e tyre”.

 

Zoti Biden ka thënë prej kohësh se SHBA-të nuk do të angazhohen me trupa ushtarake në terren në Ukrainë dhe i ka rezistuar lutjeve të vazhdueshme të zotit Zelenskyy për avionë luftarakë, duke e quajtur atë si diçka shumë të rrezikshme, që mund të përshkallëzohej në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë e armatosur me armë bërthamore.

 

“Konflikti i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë do të thotë një Luftë e Tretë Botërore”, ka thënë zoti Biden.

 

Tashmë administrata Biden i ka dërguar Ukrainës më shumë se 600 raketa Stinger, 2600 sisteme antitank Javelin, radarë, granatahedhëse, 200 mitralozë, 40 milionë fishekë për armë të vogla, helikopterë e pajisje të tjera ushtarake.

 

Kongresi ka miratuar tashmë 13.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, dhe ndihma e sapo shpallur e sigurisë do të vijë nga ky buxhet, pjesë e një projektligji më të gjerë që Presidenti Biden nënshkroi në ligj të martën./ Voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Joe Biden kriminel lufte Vladimir Putin

Nga e njëjta kategori

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, fiton sërish Edi Rama

më shumë...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia, për pak më vdiq gruaja! Sot jemi më keq se në vitin 1990

më shumë...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që kisha

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.