E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Vendi

Biden telefonon Putin: Të ndalen sulmet kibernetike

Pas afro një muaj nga takimi në Gjenevë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin te cilit i kërkoi të luftojë sulmet kibernetike.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë paralajmeroi putin se do të veproje për të  mbrojtur  bizneset amerikane.

 

Reklamë

 

SHTEPIA E BARDHE

 

“Presidenti Biden nënvizoi nevojën që Rusia të ndërmarrë veprime për t’i goditur grupet  qe ndermarrin sulme kibernetike që veprojnë në Rusi dhe theksoi se ai është i përkushtuar për vazhdimin e angazhimit për t’u përballur me kërcënimin e gjerë që paraqesin këto sulme. Presidenti Biden përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit dhe infrastrukturën e tyre jetike përballë kësaj sfide të vazhdueshme”

 

Ndërkohë në ditët në vijim presidenti amerikan do të presë në Shtëpinë e Bardhë,kancelaren gjermane Angela Merkel ku do të diskutojnë për sulmet e kibernetike që kanë goditur kompanitë në Shtetet e Bashkuara, si dhe për gazsjellësin që do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia, të cilin Uashingtoni e kundërshton.

Vazhdo të lexosh

Reklamë