Shetet e bashkuara të amerikës kembëngulin se nëse rusia sulmon Ukrainën pasojat do të jenë shumë të mëdha.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy ku nënvizoi se Uashingtoni dhe aleatët do ti përgjigjen me vendosmëri kërcenimeve të Moskës.

 

Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe për përpjekjet diplomatike që do të zbusin tensionet pas rritjes se  numrit të trupave ruse përgjatë kufirit lindor të Ukrainës. Biden konfirmoi  angazhimin e Shteteve të Bashkuara për te ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial

 

Në një postim në Twitter presidenti ukrainas sqaroi se temë diskutimi mes dy liderve kane qenë veprimet e përbashkëta për ruajtjen e paqes në Evropë si dhe parandalimi i përshkallëzimit te metejshem te tensioneve.

 

Disa ditë më parë biden zhvilloi një bidesdë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, ku i beri të qartë qëndrimin e uashingtonit.

 

Shtetet e Bashkuara dhe aleatet perendimore kanë paralajmeruar Moskën për sanksione të forta ekonomike, nëse sulmohet Ukraina/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *