Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Serbisë njohjen e Kosovës. Presidenti  i ri Joe Biden, në një letër urimi homologut e tij serb, Aleksandar Vuçic, me rastin e Ditës së Shtetësisë, i bën thirrje për një marrëveshje që do të çojë drejt normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Integrimin e Serbisë në Europë dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, deklaroi Biden. 

 

Presidenti serb është shprehur shpeshherë se po përballet me nje presion nga Shtetet e Bashkuara për njohjen e Kosovës, pasi administrata e Biden ka treguar mbeshtetjen per Kosovën.

Qëndrimi i fundit i kreut të Shtëpisë së Bardhë është përshëndetur nga klasa politike në Prishtinë, ndërsa ka ngjallur reagime kundërshtuese në Beograd.

 

Deklarata vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar një marrëveshje mes tyre në Uashington dhe negociatat vijojnë edhe nën drejtimin e Brukselit zyrtar./ Vizion Plus

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *