Pasi u shpall president i 46 i Shteteve te Bashkuara Joe Biden në fjalimin e tij të fitores në Uilmington ka apeluar për bashkimin e amerikaneve. Demokrati arriti të siguroje drejtimin e shtëpisë së bardhë për katër vitet e ardhshme me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, duke i kërkuar edhe mbështetësve të presidentit Donald Trump një shans për ta dëgjuar.

“Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse. Te gjithë atyre që votuan për Presidentin Trump, unë e kuptoj zhgënjimin sonte. Unë vetë kam humbur disa herë. Por tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha e shërimit në Amerikë. Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan sa edhe për ata që më votuan”, deklaroi Joe Biden. 

Ndërkohë, presidenti Donald Trump mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij. Në një postim në rrjetet sociale ka hedhur serish akuza të forta duke pretendon se votat janë vjedhur dhe se zgjedhjet i ka fituar ai .

“71,000,000 vota të ligjshme. Shifra më e lartë për një president. Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. Fituam zgjedhjet, mora 71 71,000,000 vota të ligjshme. Gjërat kanë ndodhur pasi vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë.”

Në Nevada, Xhorxhia dhe disa shtete të tjera kyçe republikanët kanë ngritur disa padi mbi parregullsitë dhe mungesën e transparencës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *