E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Biden i kërkon Kongresit 24 miliardë dollarë si ndihmë shtesë për Ukrainën

FILE PHOTO: U.S. President Joe Biden delivers remarks on healthcare coverage and the economy, at the White House in Washington, U.S. July 7, 2023. REUTERS/Jonathan Ernst/File Photo

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka propozuar Kongresit një tjetër mbështetje për Ukrainën, që arrin në shumën mbi 24 miliardë dollarë. Kjo kërkesë e Biden vjen pas disa anketave që tregojnë se mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën është drejt rënies, referuar paketave të ndihmës.

 

Kërkesa përfshin më shumë se 13 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë dhe 7.3 miliardë dollarë për ndihmë ekonomike dhe humanitare për Ukrainën. Pritet që ky propozim i Biden të krijojë një betejë të mundshme me republikanët në Kongres, disa prej të cilëve shprehin skepticizëm për t’i dhënë Ukrainës më shumë para.

 

Reklamë

Ndërsa një kundërofensivë vazhdon dhe perspektivat e përfundimit të luftës së shpejti duken të pakta, financimi do të veprojë si dëshmi nëse mbështetja e SHBA për Ukrainën në përballjen e saj me sulmin rus.

 

Kërkesa e re e financimit, e cila do të zbulohet më vonë të enjten, do të shoqërohet me një kërkesë prej 12 miliardë dollarësh për fonde të reja për lehtësimin e fatkeqësive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë