Joe Biden i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mos vazhdojë me një operacion ushtarak në Rafah, brenda Rripit të Gazës, pa një plan të besueshëm dhe të realizueshëm për të mbrojtur popullsinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, presidenti amerikan përsëriti pikëpamjen e tij se një operacion ushtarak në Rafah nuk duhet të kryhet pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë e më shumë se një milion njerëzve që janë strehuar atje, tha qeveria amerikane në një deklaratë.

Lexo edhe :

Related Posts

Biseda telefonike e Biden me Netanyahun erdhi disa ditë pasi presidenti amerikan tha se përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj Gazës ishte “e tepruar”.

Biseda u fokusua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve nga grupi islamik Hamas pas sulmit të tij në 7 tetor, tha Shtëpia e Bardhë. Agjencitë e ndihmës thonë se një sulm në Rafah do të ishte shkatërrues. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *