Atmosfera e Krishtlindjes vjen si çdo vit, e vecantë në fshatin Hajmel të bashkisë Vau Dejës. Të rinj e të reja, banorë të të gjitha moshave, bëhen bashkë për të sjellë “Betlehemin e gjallë”, që na rikthen pas në kohë, momentin kur lindi Jezu Krishti.
Një skenë që përjetëson një prej momenteve unike të historisë së njerëzimit, që e ka kthyer këtë fshat në fokusin e mbarë shqiptarëve, që duan të shohin dhe përjetojnë nga afër këtë realitet.
Janë rreth 300 aktorë që angazhohen vullnetarisht për të sjellë “Betlehemin e Gjallë”, ku më i vogli është fëmija disa muajsh në rolin e Krishtit të sapolindur.
Kjo traditë e famullisë së Hajmelit, Ne dioqezen e Sapes është kthyer në një atraksion turistik.
Në natën e parë ishin mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe miq të huaj. “Betlehemi i gjallë” pritet të vizitohet nga shumë njerëz edhe në ditët që vijnë./vizionplus.tv





