Frika se thatësira e kësaj vere do të jetë më e rëndë se vitin e kaluar ka çuar Spanjën në një luftë joformale me shumë fronte, me fokus ujin.

Pishinat e hoteleve janë çështja më e re e e ketij debati, pasi vendi i Gadishullit Iberik përpiqet të gjejë mënyra reale për të trajtuar krizën klimatike .

Qeveritë vendore, të cilat në disa raste panë që rezervuarët e tyre të thaheshin vitin e kaluar, janë të detyruara të marrin masa të rrepta për të shmangur një mungesë të mundshme uji . Politikanët e djathtë fajësojnë turistët, ndërsa majtistët kanë synuar hotelet luksoze me pishina të mëdha.

Qeveria konservatore e provincës së Andaluzisë , e cila përfshin resortin e famshëm Malaga, kohët e fundit lejoi hotelet të mbushnin pishinat e tyre , por ndaloi shtëpitë dhe bizneset e vogla me qira që të mbushnin pishinat e tyre me ujë.

Në vend të kësaj, qeveria e krahut të majtë të shtetit gjysmë autonom të Katalonjës vendosi për herë të parë kufizime për hotelet lidhur me përdorimin e ujit.

“Sektori i turizmit duhet të përshtatet me kushtet e reja klimatike të cilat për momentin janë krejtësisht të panatyrshme,” tha për Financial Times Patrithia Playa, një zyrtare e qeverisë lokale.

“Është padyshim një sektor kritik, por ka të njëjtat të drejta dhe të njëjtat detyrime si gjithë të tjerët. Në zonat ku qeveria qendrore mendon se ka një rrezik të menjëhershëm të thatësirës – që përfshin Barcelonën – hotelet do të duhet të kufizojnë përdorimin ditor të ujit në njëqind litra për person. I njëjti kufizim vlen edhe për individët. Fjala kyçe është ekuilibri”, shpjegon Playa.

Mungesa e ujit ne Spanjë ka shkatuar shpesh përplasje me turistëve dhe vendasve. Por turistët janë edhe shtylla kryesore e ekonomisë së vendit.

Spanja është vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës. Megjithatë, turizmi masiv ka nxitur reagime të forta lokale.

Qeveria e koalicionit të qendrës së majtë e Pedro Sanchez po mbikëqyr aktualisht një program shumë miliardë euro për të rivendosur dhe modernizuar sistemet e ujit, si dhe për të promovuar riciklimin.

Sipas shifrave të Ministrisë Spanjolle të Mjedisit, 79% e ujit të Spanjës shpenzohet për bujqësi, 15% për përdorimin e përditshëm të banorëve, 5.5% për industrinë dhe vetëm 0.4% për qëllime rekreative.
“Është normale që të ketë një debat publik intensiv për mungesën e ujit”, komenton Diego Rubio, sekretar i përgjithshëm i politikave publike.

“Megjithatë, do të ishte gabim të synonim vetëm pishinat e hoteleve dhe fushat e golfit, pasi konsumi i tyre është relativisht i vogël. Në fund të fundit, uji i përdorur në turizëm mund të krijojë më shumë pasuri sesa ai që ujit një fushë të thjeshtë gruri. Duhet të modernizojmë të gjitha fushat. Vetëm një qasje gjithëpërfshirëse do të na japë rezultate reale”, tha zyrtari./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *