Politologu Ermal Hasimja komentoi situatën politike në vend përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatorin Roland Zili në studion e lajmeve në Vizion Plus.

 

Hasimja tha se situata do të ashpërsohet pasi Meta e Berisha sipas tij e kanë kohën kundër ndërsa qeveria po drejton vendin për të tretin mandat rradhazhi.

 

Kërkesën e mazhorancës për ndryshime ligjore në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Hasimja e konideroi goxha hipokrite.

 

“Është dicka që përsëritet herë pas here në Shqipëri edhe pse në forma të ndryshme, kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të ishte zgjidhur nga PD vite e vitë më parë. Kemi akoma njerëz që i kanë shërbyer regjiimit në instanca të larta, që kanë qenë vegla të pasionuara të këtij regjimi dhe sot i kemi sërish mbi kokë dhe caktojnë drejtimet e këtij vendi. Në raport me z.Meta është një lojë e pisët pavarësisht se çfarë mendimi mund të kemi ndaj tij, është dicka jo e ndershme. Përpjekjet aktuale për këtë nismë janë goxha hipokrite. Në të gjithë anët e politikës ka persona të tillë, por procesi nuk do të jetë aq i pastër e i ndershëm siç do të ishte bërë vite më parë ose siç e kanë vende të tjera.”

 

I pyetur nga moderator Zili për Partinë e Lirisë, politologu tha se është vetëm një ndryshim në logo e emër pasi ndryshimet në karakterin e partisë janë shumë të vështira.

 

“Është thjesht një riambalazhim, që ndodh shpesh në çdo 10,15 vite partitë riemërohen me erma të ndryshëm por është e vështirë për t’i ndryshuar karakterin partisë. Në shqipëri parimi themelor është parimi I klientelizmit.”

 

Hasimja komentoi edhe zhvillimet e fundit në frontin opozitar ku tha se Meta e Berisha do të zhvillojnë një betejë të fortë e cila mund të jetë edhe e fundit për secilin prej tyre.

 

“Do të ketë një lloj ashpërsimi të betejës politike, është e lehtë pas dy mandateve të PS, ndërkohë që dy persinazhet Meta, Berisha e kanë kohën kunër tyre.

Nga ana tjetër është dhe cështja e moshës fizike të z.Berishës por edhe kohës politike të të dyve, po shikohen gjithmonë e më shumë me indiferencë e dyshim .Mund të jetë ndoshta nga betejat e fundit të mëdha që secili prej tyre mund të bëjë. Betejë për jetë a vdekje politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *