Subscribe

Maksimalizimi i numrit të mandateve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit mbetet sfida kryesore e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në qarkun Shkodër. Të majtët pretendojnë të ruajnë të njëjtin rezultat si në zgjedhjet e 2017-ës, ndërsa demokratët synojnë përmbysjen e madhe.

 

ILIR BEQAJ – DREJTUES POLITIK I PS NË SHKODËR

Ne kemi si synim bazë 4 mandate dhe pse mandati i pestë për ne nuk është i pamundur. Qoftë nga eksperiencat e mëparshme, qoftë nga organizimi që kemi, qofte nga ajo e kontakteve që kemi në gjithë qarkun. […], rezultatin që kemi arritur në vijimësi në 2013 dhe 2017, reformat që ne kemi ndërmarrë besoj se do na japin sërish gjithë besimin e të gjithë votuesve të qarkut të Shkodrës.

HELIDON BUSHATI – DREJTUES POLITIK I PD NË SHKODËR 

Objektivi ynë është 7 mandate në qarkun Shkodër. Dhe nuk ka moment më të mirë se sot ne po themi në 10-12 vitet e fundit për të arritur një objektiv të tillë. Dmth ne jemi të angazhuar dhe jemi besimplotë që 7 mandate janë një objektiv mëse i arritshëm për Partinë Demokratike në qarkun e Shkodrës.

 

Reformat e ndërmarra gjatë tetë viteve qeverisje, ku më e rëndësishmja ajo në Drejtësi, mbeten arma më e fortë e Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

 

Ndërsa për demokratët përballja nuk është me rivalët politikë, por me problemet që kanë qytetarët.

 

ILIR BEQAJ – DREJTUES POLITIK I PS NË SHKODËR

Unë jam i bindur që ne do të kemi si Parti Socialiste një mazhorancë të pastër të PS. Kryetari i partisë ka vendosur si objektiv bazë ditën e hënë 78 mandate dhe unë jam i bindur që ne do ta arrijmë këtë rezultat duke konsoliduar ato rezultate pozitive që kemi nga 2017 në këtë qark dhe duke i thelluar ato edhe më tej.

HELIDON BUSHATI – DREJTUES POLITIK I PD NË SHKODËR  

25 prilli do jetë një moment, ku populli dhe PD ose opozita e bashkuar do fillojnë ndryshimin. Do fillojnë në epokë të re. Do filloj një moment i ri për Shqipërinë. Një moment zhvillimi. Një moment ku papunësia nuk do të ketë më vend. Ku varfëria do të fillojë që të shërohet si plagë që prek gjithë shoqërinë shqiptare.

 

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Partia Socialiste siguroi katër deputetë, ajo demokratike pesë, ndërsa Partia Social Demokrate dhe LSI, nga një.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *