E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Beteja për qarkun e Dibrës/ PS e PD në garë me dy ish-kryebashkiakë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë zgjedhur dy ish-kryetare bashkie si drejtues politikë për qarkun e Dibrës; Dionis Imeraj deri para pak javësh ishte në krye të kësaj bashkie, ndërsa demokrati Xhelal Mziu vjen në Dibër pas 3 mandatesh si kryebashkiak  i Kamzës.

Imeraj ashtu si të gjithë drejtuesit socialist është renditur në një pozicion jo të sigurt, por në një intervistë për Vizion Plus ish-kryebashkiaku shpjegon se kjo lidhet me synimin e mazhorancës për 25 prillin, raporton Vizion Plus.

DIONIS IMERAJ

KANDIDAT, PS

“Një ekuacion strategjik i fushatës për të arritur objektivin tonë të 3 mandateve në qarkun e Dibrës. Dhe aspak nuk është as pjesë sakrifice, as pjesë imponimi, por është thjesht një luftë për të marrë mandatin e tretë.”

Përballë tij Xhelal Mziu është renditur i pari dhe synimi i tij është që të tregojë se në Dibër  humbjet kanë qenë si pasojë e presioneve mbi zgjedhësit duke iu referuar dosjes së famshme “184”.

XHELAL MZIU

KANDIDAT, PD

“Jemi në një qark, i cili në këto 8 vite ka qenë një eksperiment se si mund të merren votat edhe pa dëshirën e votuesit. Por sot besoj se kanë ndryshuar shumë gjëra në raport me zgjedhjet e kaluara. Jemi absolutisht të bindur që do ta maksimalizojmë votën dhe që do të marrim 4 nga 5 mandatet që ka qarku i Dibrës.”

Të dy ekipet do të punojnë për të bindur qytetarët se cila është alternativë më e mirë; socialistët duke i meshuar investimet që janë realizuar në Dibër nga e majta; demokratët duke shfrytëzuar dështimet e PS, e cila prej vitit 2015 ka pasur edhe bashkinë.

Dionisi

“Kryesorja dhe kryefjala është rruga e arbrit, ku e premtuar nga PD për shumë e shumë vite ishte thjesht një anektodë dhe gënjeshtër për dibranët ku në fakt vetëm pas premtimit të kryeministrit Edi Rama është një realitet. Është një rrugë që është e prekshme”, u shpreh Imeraj. 

 

“Nëse kërkon një zonë të varfër në Shqipëri është qarku i Dibrës. Që do të thotë se dora e shtetit ka qenë larg po themi këtij qarku, këtij rrethi dhe sot kudo që të shkosh nuk ke një rrugë të asfaltuar”, deklaroi Mziu. 

Në vitin 2017 PS fitoi 2 mandate në Dibër, 2 Partia Demokratike dhe nga një LSI e PDIU; por këtë herë si pasojë e lëvizjeve të popullsisë, Dibra ka një mandat më pak.

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video