Subscribe

Qytetarët e Fierit do të zgjedhin kryebashkiakun e ri midis tre kandidatëve në 14 maj. Eriselda Zotaj Çelaj e PD është e para grua që kandidon në Fier.

 

Përballë saj janë Edvar Kodheli i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe socialisti Armando Subashi që kërkon një tjetër mandat.

 

Dy kandidatët e opozitares kanë treguar, se ku do të përqendrohen nëse fitojnë zgjedhjet.

 

ERISELDA ZOTAJ CELA

 

KANDIDATE E PD

 

Pika kryesore do jetë turizmi, infrastruktuar, arti, sporti dhe kultura. Fokusi kryesor do të jetë biznesi, infrastruktura, të rinjtë. Ditën e parë që ne do të marrim detyrën do të çbunkerizojmë bashkinë, aty nuk ka transparencë, nuk i hapet asnjë derë qytetarit.

 

EDVAR KODHELI

 

KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”

 

Programi jonë ka në vemendje rininë, si ta bëjmë atë të qëndrojë. Pra ajo do punë të mirë paguara të cilat ne zotohemi se do iu krijojmë akses.

 

Rinia kërkon një jetë tërheqëse kulturore dhe sportive. Mungojnë rrugët e  aksesit, ne premtojmë se do bëjmë një plan që këto rrugë do t’i reazliojmë brenda mandatit tonë të parë. Infrstaruktuar ne fshtra. Pikë tjetër, gjelbërimi, pastrimi, jemi qyteti më i betonizuar pas Tiranës. Transporti falas për nxënësit dhe familjet në nevoja jetike, dhe moshën e tretë.

 

Ndërsa kryebashkiaku socialist në detyrë thotë se nëse ai siguron një mandate tjetër, disa projekte të mëdha do të marrin jetë.

 

Armando Subashi

 

KANDIDATI I PS

 

Do të vazhdojmë më fazën e tretë të lumit Gjanica. Faza e dytë po përfundon.

 

Së treti rikonstruksioni i unazave. Fieri shumë shpejt destinacion turistik. Darëzeza dhe Semani.

 

Ne synojmë që bëjmë krijimin e një pakete të vetme turizëm bregdetar e arkelogjik, fetar.

 

Kemi bërë gati lidhjen e Manastirit të Ardenicës me Libofshën. Do investojmë dhe më tej për rrugët drejt bregdetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *