Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn e konsideroi betejën kundër koronavirusit një “lojë ekipore”, pasi nevojitet bashkëpunimi i qytetarëve për të zhdukur virusin.

Ai i këshilloi gjermanët që të tregohen të kujdesshëm gjatë sezonit veror, me argumentin se pandemia ende nuk ka mbaruar dhe ekziston mundësia për shpërthimin e një vale të dytë.

Sipas Spahn, qytetarët duhet të mbajnë distancë fizike dhe të mbajnë maska kur nevojitet.

“Javën e kaluar në Gjermani janë testuar gjysmë milionë njerëz, që është për 175 mijë teste me shumë se para katër javëve. Gjermanët duhet të mbetën të kujdesshëm që të mos shpërthejë vala e dytë në Gjermani. Këtë ua kemi borxh atyre qe kanë dhënë kontribut te madh për përballimin e situatës”, tha ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *