Ekipi i presidentit i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po vijon betejën ligjore për të vërtetuar vjedhjen e votave me postë në zgjedhjet presidenciale e 3 nëntorit.

Por të martën, gjykata supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi kërkesën e tyre për të përjashtuar rreth 2.5 milionë fletëvotime me postë në Pensilvani ku sipas republikanëve zgjedhjet u manipuluan.

Por ndërsa gjykata e lartë e mbylli çështjen në Pensilvani, shteti i Teksasit i është  drejtuar me një tjetër padi.

Qeveritaret e Teksasit  akuzojnë zyrtarët e zgjedhjeve në katër shtete, xhorxhia, Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin, se dështuan të mbronin procesin nga manipulimet e votimit me postë.

Presidenti Donald Trump , në një konferencë për shtyp u shpreh se nëse gjyqtarët do të kenë guximin për të hetuar, administrata e ardhshme do të jetë sërish e tij.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT NE SHBA

 

Tani, le të shohim nëse dikush ka guximin apo jo – nëse është një ligjvënës apo një gjyqtar e Gjykatës së Lartë. Le të shohim nëse ata kanë guximin të bëjnë atë që të gjithë ne e dimë se është e drejtë. Unë e di kush do të jetë administrata e ardhshme, administrata Trump . Nuk mund të vidhen qindra mijëra vota. Ju nuk mund të pranoni këto mashtrime. Shikoni çfarë korrupsion. Nuk mund të fitosh zgjedhje të tilla.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë ka këmbëngulur se votat janë vjedhur dhe sipas tij kjo është e qartë nga të gjitha filmimet.

 

Dhe ata thonë se kur numrat dolën – dhe numrat erdhën përmes teknologjisë. Dhe të gjitha ato fletëvotime u morën dhe u shtuan. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ndizni televizorin tuaj lokal dhe do të shihni se çfarë ndodhi me mijëra fletëvotime që dilnin nga poshtë tryezave – me të gjitha gjërat e tmerrshme që patë. Mjafton të hedhësh një vështrim.

 

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë radhë në zgjedhje  pati një rritje të votimit me postë për shkak të situatës e krijuar nga Pandemia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *