Pavarësisht përpjekjeve të shumta që po bëhen për të shuar zjarrin që shpërtheu në Magnesia ne Greqi dhe mori jetën e dy personave, flakët vijojne të jenë jashtë  kontrollit. Zyrtarët urdhëruan evakuimin në këtë zonë pasi situata është kritike.

 

Trupi i një bariu u gjet i pajetë, ndërsa më herët  edhe trupi i një gruaje. Krahas forcave tokësore, po operojnë tre avionë dhe një helikopter për të neutralizuar vatrat.

 

Po ashtu një depo armatimi në të cilën mbahen predhat e avionëve të ushtrisë greke është përfshirë nga zjarri që po djegin prej tre ditësh në Volos. Në këtë zonë dëgjohen shpërthime të shpeshta.

 

Ndërkohë zjarri në Rodos vijon për të dhjetën ditë. Zjarrfikësit janë përqendruar në veri deri në jugperëndim te ishullit. Nga mëngjesi i kësaj të enjteje janë angazhuar edhe 3 avionë dhe 3 helikopterë.

 

Gjendja është përmirësuar në Korfuz, ku zjarri është vënë nën kontroll, por rreziku mbetet sërish i lartq. Kjo pasi vatrat mund të riaktivizohen për shkak edhe të temperaturave të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *