Gazetari Milaim Zeka nuk është i befasuar nga zhvillimet e fundit në Kosovë, ku ish-liderët e UÇK po përballen me drejtësinë ndërkombëtare për krime lufte. Zeka tha për “Quo Vadis” se numri i të arrestuarve për këtë çështje do të shkojë deri në 100.

 

“Personalisht për mua nuk është ndonjë befasi, pasi që nga nëntori i vitit 2013, po pastaj më 5 gusht të 2016 kam qenë i pari gazetar që kam publikuar listën e pesonave të mundshëm, të cilët do të jenë cak i gjykatës speciale. Të gjitha këto arrestime që kanë ndodhur, personalisht për mua por edhe për njohës të rrethanave dhe për ata të cilët e kanë ditur formimin e Gjykatës Speciale, nuk janë befasi. Natyrisht që është një tronditje e jashtëzakonshme e skenës në Kosovë. Lista nuk është edhe shumë e gjatë, janë 21 persona, por arrestimet do të arrijnë deri në 100.”

 

Analisti paralajmëroi se vala e arrestimeve mund të vijë edhe në Tiranë e Shkup, ndërsa renditi dy arsye si argumente për këtë.

 

“Është krejtësisht e arsyeshme për dy arsye, e para sepse në Shqipëri janë deri në 500 veteranë të luftës, të cilët në bazë të dokumentacionit që kanë paraqitur kanë deklaruar se kanë qenë pjestarë të UÇK, këta njerëz marrin paga nga qeveria e Kosovës, dhe natyrisht edhe ish gjenerali i Kukësit, Kudusi Lame ka deklraruar vetë se kanë ushtari i UÇK, e para kjo. E dyta, sigurisht që dikush duhet të jape përgjegjësi sesi u vra Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, në mes të Tiranës, për këtë sigurisht që kanë patur dijeni autoritetet shtetërore të asaj kohe. Kemi një klasë politike të përcarë edhe në Kosovë, edhe në Tiranë, edhe në Maqedoni. Mos harroni se priten arrestime edhe në shtetin maqedonas.

Milaim Zeka u shpreh se procesi gjyqësor ndaj Thacit dhe të tjerëve do të zgjasë minimumi 3-4 vite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *