Liderët e Kosovës dhe ish-drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimrtare janë në një betejë të vështirë me Gjykatën Speciale që ka ngritur akuza të rënda ndaj tyre. Avokatja Rudina Jasini sqaroi për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetaren Pranvera Borakaj, sesa pritet të zgjasë ky proces.

 

“Të hënën do të jetë seanca e parë dëgjimore. Brenda 30 ditëve do të jetë mundësia që i akuzuarit të deklarojë nëse e pranon që është fajtor apo jo. Më pas pala mbrojtëse do të bëjë mocionet paraprape. Më pas nuk pritet që ky process të fillojë shumë shpejt. Do të kalojnë një apo dy vjet derisa të kemi fillimin e një procxesi gjyqësor.”

 

Ajo vlerësoi se prokuroria do ta ketë të vështirë të sigurojë prova, ndërsa theksoi se nuk është e pamundur që të akuzuarit të dalin të pafajshëm. Si shembull për këtë, Jasini mori rastin e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

 

“Ky do të jetë një proces i vështirë, por jo i pamundur. Çështja Haradinaj dhe Limaj treguan që nëse ke një mbrojtës shumë të mirë, nuk është e pamundur që këta individë të dalin të pafajshëm apo të tregojë edhe një herë se lufta e UÇK të jetë e drejtë. Mesa shoh unë prokuroruia do ta ketë të vështirë të mbledhë provat, është ende në këtë proces. Viktimave t’u jepet mundësia të dëgjohen.”

 

Rudina Jasini shpjegoi se aktakuza, sipas rregullit, duhet të ishte bërë publike që dje. Por ajo shtoi se një prokuror i specializuar kishte bërë kërkesë për ta vonuar 24 orë prej frikës së ajo mund të shkaktonte trazira në Kosovë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *