E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Beteja e 25 prillit, raportet e bashkëpunimi me Bashën/ Berisha dhe Topalli përgjigjen në “Zgjedhje 2021”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli do të jenë të ftuar në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” mbrëmjen e kësaj të hëne, në orën 21:00. Teksa më pak se dy javë na ndajnë nga zgjedhjet, Berisha do të rrëfejë përballë moderatorëve Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj për betejën e tij më 25 prill dhe se çfarë do të ndodhë në PD, në rastin e një humbjeje.

 

Ish-lideri demokrat do të pyetet edhe për marrëdhëniet e tij me Lulzim Bashën dhe nëse ky i fundit duhet të bashkëpunojë me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin pas 25 prillit. Një koment kandidati i PD, Sali Berisha do ta japë edhe për mitingjet elektorale të Bashës, pa zbatuar rregullat anti-COVID.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, Jozefina Topalli do të tregojë për shanset e saj për këtë zgjedhje dhe sa mandate synon të fitojë. A do të largohet nga politika nëse më 25 prill e pret humbja, njësoj siç deklaroi Astrit Patozi dhe sa e gatshme është të bashkëpunojë me Lulzim Bashën? Për këto dhe pyetje të tjera, sonte në orën 21:00, në “Vizion Plus”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë