Dy fitore radhazi ne kampionat dhe Besnik Hasi, duket se do te vazhdoje ne drejtimin e Anderlehtit. Teknikut shqiptar i ishte kërkuar maksimumi me dy ndeshje dhe pas fitores me Sharlerua, e arriti dhe ne St Truiden. Ne stadiumin Stajen, skuadra nga Brukseli fitoi me rezultatin 2-1 duke mbajtur ritmin e dy kryesuesve Gent dhe Bryzh ne luftën per titullin e ketij sezoni. U duk se do te ishte nje ndeshje e lehte për miqtë kur qe ne minutën e 3 gjeten rrjetën. Likebakio u pengua ne zone nga Erichot ndersa nga pika e bardhe e penalltisë, Tilemans kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Por me kalimin e minutave, vendasit morën frenat e lojës ne dore dhe ne minutën e 25 barazuan me Ruben Fernandes. Per shume minuta skuadra e legjendës kuqezi e ndikuar edhe nga mungesat e shumta vuajti përballe presionit te St Truiden, gjithsesi arriti te mos pësonte nje tjetër gol çka do te ishte fatale per te ardhmen e Hasit. Tekniku shqiptar futi ne loje kartën Idrisa Syla dhe futbollisti nga Guinea ja shpërbleu kur 5 minuta nga fundi kaloi përsëri ne avantazh Anderlehtin. Vendasit ne fund mbeten me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Angban ndërsa edhe 7 minutat e shtesës, nuk ndikuan qe te merrnin te paktën 1 pike ne këtë ndeshje. Me kete fitore Anderleht kalon ne vend te dyte ne renditjen provizore ne kuotën e 47 pikëve, dy me pak se kryesuesit e Gent. Kete sfide te apsionuarit e futbollit patën mundësi ta ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring Hd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *