Subscribe

Kryeplaku Bes Kallaku u ka ndarë fermerëve në grup, punët e fshatit që do bëjnë.

Ditea, Rigelsa, Floriani dhe Valeri ishin  të parët që u morën me pastrimin e stallës

Sapo grupi i parë përfundoi së pastruari stallën, ata lëshuan lopën ku Valeri shkoi për ta mjelë lopën.

Ndërsa grupi i dytë i përbërë nga Dijonisi, Roberti, Xhesika dhe Elsa duhet të pastronin stallën tjetër.

Një tjetër detyrë e ngarkuar nga Kryeplaku ndaj Nikos dhe Florianit është hapja e kanaleve për të kulluar ujin ku qëndrojnë patat.

Të tjerë fermerë u ngarkuan nga kryeplaku për të nxjerrë ujin nga pusi, punë e cila solli jo pak vështirësi për një pjesë të tyre.

Teksa po bënin detyrat e tyre në një moment Albano është acaruar ku dhe ka ngritur shqetësimin e tij duke u shprehur se ai nuk është një fermer i vërtetë dhe për pak sa nuk u rrëzua prej lopës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *