Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u takua këtë të premte me homologen kosovare, Hykmete Bajrami. Në “Facebook”, Shahini ndau edhe temat e diskutuara në takim. Ajo tha se do të thellohet bashkëpunimi dhe do të ketë programe shkëmbimi për studentët dhe nxënësit.

 

“Sot në Prishtinë me homologen time Hykmete N. Bajrami u dakordësuam në thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta mes Shqipërisë e Kosovës. Prezantova nismën e “Parlamentit të Nxënësve” si këshilltarin tim në fuqizimin e zërit të të rinjve, si dhe portalin “Mësues për Shqipërinë” si mekanizmi që ka rikthyer tashmë në sistemin arsimor cilësinë, meritokracinë dhe transparencën. Në vijim, do të intensifikojmë programin e shkëmbimit të nxënësve “Si N’Shtëpinë Tënde” dhe do të rrisim shkëmbimet e studentëve dhe pedagogëve për cilësi më të mirë të arsimit të lartë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *