Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi edhe një herë se provimet e maturës do të zhvillohen. Në një video-mesazh në “Facebook”, Shahini tha se provimet nuk do të zhvilloheshin vetëm nëse izolimi do të shkojë deri në qershor apo korrik.

 

“Unë besoj se tashmë jemi qartësuar të gjithë se provimet do të mbahen. E vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin provimet është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, atëherë do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë, duhet të llogarisim se provimet kombëtare do të bëhen. Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurtë se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar.”

 

Ajo u bëri thirrje maturantëve që të vijojnë të mësojnë.

 

“Kështu që maturantët besoj se po e kalojnë këtë kohë duke mësuar, duke thelluar njohuritë e tyre në temat që do të pyeten për provimet kombëtare, duke ushtruar pyetjet e ndryshme që janë në dispozicion tek ëebsite-i i Qendrës që Shërbimeve Arsimore – pyetje nga provimet e mëparshme të maturës, të cilat japin një orientim se çfarë lloj pyetjesh mund të kenë në provimin e maturës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *