Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Bërnabiç: Escobar, një tjetër politikan që kundërshton rezolutat e OKB-së

13 Dhjetor 22:25

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është “një tjetër politikan që me vendosmëri është kundër rezolutave valide të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. Në disa postime në Twitter, Bërnabiq, ka thënë se Escobar “e ka marrë rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe ministres [Viola] von Cramon, të njohur edhe Raportuesja për Kosovën*, e ka anuluar Rezolutën 1244”. “Kombet e Bashkuara nuk kanë nevojë të organizojnë sesione të Këshillit të Sigurimit, kjo trojkë do të vendosë për të gjitha çështjet globale tash e tutje”.

 

 

“Nëse mundem, një pyetje, nëse Rezoluta 1244 nuk është më valide (sepse juve nuk ju pëlqen, ndonëse askujt nuk i bëhet vonë) dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (siç thotë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, dhe pasi ju nuk i dënoni deklaratat e tij, ju liderë të mëdhenj) dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë pos diçka e së kaluarës, dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse ju liderët besoni se nuk duhet), atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne?” ka pyetur ajo.

 

 

Bërnabiq nuk e ka bërë të ditur se cilave deklaratave të Escobarit u është referuar, apo cilave veprime të mekanizmave tjerë ndërkombëtarë.

 

 

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i. Ai tha se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

 

 

Të mërkurën, Escobari bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Sebi, Mirosllav Lajçak, kanë takuar në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Emisari evropian tha pas takimit se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, dhe jo përmes buldozerëve. Escobari dhe Lajçaku do ta takojnë nesër edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet në njoftimin e presidencës serbe. Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar. Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim.

 

 

Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni Vendi
Tagged:
Bernabic Escobar politike Rajon

Nga e njëjta kategori

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

më shumë...

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.