E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Berlini drejt marrëveshjes tregtare me Teheranin

Të gjithë nënshkruesit e Paktit Bërthamor me Iranin e vitit 2015, e kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e SHBA-ve nga kjo marrëveshje vitin e kaluar.

 

Reklamë

Prej disa muajsh tashmë, Britania e Madhe, Gjermania, Franca Rusia dhe Kina, vijojnë përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen në mesin e tensioneve gjithnjë e në rritje mes Teherani e Uashingtonit.

 

Këtë të hënë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, ka takuar në Teheran presidentin Hassan Rouhani dhe homologun Mohammed Javad Zarif, ne një përpjekje kjo për të forcuar marrëdhëniet tregtare për të anashkaluar sanksionet e Uashingtonit.

 

Liderët duket se kanë rënë dakord parimisht, e plani i tyre pritet të vihet ne zbatim së shpejti.

 

Megjithatë para vizitës në Iran, Mass paralajmëroi për rreziqet që mund të shkaktoj një përpjekje e tillë.

 

Presidenti amerikan Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar nga paraardhësi Barack Obama, për shkak se sipas tij, ky pakt ishte i paplotë. Kreu I Shtëpisë së Bardhë gjithashtu akuzoi Teheranin se nuk respektoi kushtet e marrëveshjes për kufizimin e aktivitetit bërthamor.

 

Marrëveshja u nënshkrua në këmbim të heqjes së sanksioneve të cilat kishin dëmtuar ekonominë Iraniane.

Më shumë video

Reklamë