Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Durrësit pak minuta më parë.

Një numër i madh qytetarësh kanë pritur Berishën në hyrje të Durrësit, ndërsa ish kryeministri nuk ka nguruar të zbresë nga makina dhe të përshëndesë mbështetësit e tij.

Pas pak pritet që të zhvillohet “Foltorja” e Berishës, ndërsa shumë demokratë janë mbledhur duke pritur që ish kryeministri të mbajë fjalimin e tij,
para Pallatit të Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’. Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës nuk mungojnë as figura të rëndësishme të PD-së, emra si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, apo Flamur Noka.

Kjo është “Foltorja” e katërt që Berisha zhvillon pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *