Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve, ku ndalesën e radhës e kishte me banorët e Ersekës.

 

Nga aty, Berisha e vuri thekin tek interesi kombëtar, ndërsa shtoi se nuk mund ta dojë kombin një kryeministër që kërkon ta kthejë Shqipërinë vasal të një vendi tjetër dhe pjesë të Jugosllavisë së vjetër.

 

Kolonja është vendlindja e atdhetarëve të mëdhenj dhe mendjeve të ndritura të kombit. në këtë kontekst, si parti konservatore, e traditës, ne besojmë se nderimi për traditën, trashëgiminë pozitive, është një kusht themelor për një të ardhme të ndritur.

 

Ndaj qendrojmë në vlera kombëtare në trashëgiminë tonë, dhe sot kjo bëhet më aktuale se kurrë. Sepse sot ëndrra shqiptare për një Shqipëri zonjë mes kombeve të zhvilluara, ëndërr që kur rilindasit e shpallën në atë kohë nuk kishte BE. Por ata në mënyrë gjeniale e projektuan Shqipërinë asaj kohe pjesë e perandorisë otomane si vend mes më të zhvilluarve të Europës.

 

Duhet të jemi realistë, ta shohim të vërtetën në sy. Kjo ëndërr u formua pas shekujsh përpjekjesh të perandorisë otomane për tjetërsuar kombin shqiptar.

 

Tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare për Kolonjën dhe Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për të ndryshuar siç thotë Vuçiçi, Jugosllavi e vjetër plus Shqipëri. ndodhemi në një moment kritik. E di se jo të paktë janë ata që thonë kemi halle më të mëdha se kaq. kjo nuk është e drejtë, për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik se ai kombëtar.

 

Ata që e shkëputën Shqipërinë dhe e bënë të pavarur e bënë nga dashura. Shqipëria do të eci vetëm nëse e duam dhe fëmijët tanë do të jenë zotër të vendit nëse i mëkojmë me këtë. Vetëm vende patriotike zhvillojnë vendet e tyre. Nuk e do kombin ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *