E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Më ndihmoni të largoj Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mbështesin qytetarët shqiptarë dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi largimin e menjëhershëm të Ramës si kusht për rivendosjen e stabilitetit në vend, funksionimin e shtetit ligjor dhe vijimin e procesit të integrimit europian.

Kreu i demokratëve akuzoi kryeministrin për korrupsion, lidhje me krimin dhe keqpërdorim të imuniteteve për të mbrojtur, sipas tij, personat e përfshirë në vjedhjen e fondeve publike. Berisha deklaroi gjithashtu se Shqipëria është kthyer në një pikë të rëndësishme të trafikut të drogës dhe eksportimit të krimit drejt vendeve të tjera europiane.

Reklamë

Duke e cilësuar situatën politike si kritike, lideri i opozitës paralajmëroi se Rama po e çon vendin drejt një konflikti më të gjerë dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim.

 “I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë në anën e drejtë të qytetarëve shqiptarë.

Reklamë

Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nuk krijon absolutisht asnjë vakuum. Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës është kusht i të gjitha kushteve që të rivendoset stabiliteti në Shqipëri.

Është kushti i të gjitha kushteve që të vazhdohet me përkushtim përmbushja e kritereve dhe standardeve europiane në procesin e integrimit. Largimi i këtij horri ndërkombëtar nga pushteti është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë shteti ligjor në Shqipëri.

Që imunitetet të mos përdoren si mburojë për ata që vjedhin qindra milionë dhe për atë. Që lumenjtë e drogës të mos vërshojnë nga Shqipëria, Amerika Latine, vendet e Lindjes nëpërmjet Shqipërisë drejt Europës Perëndimore.

Është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të mos jetë më eksportues madhor i krimit drejt vendeve fqinje, rajonit dhe më gjerë.

Ndaj dhe, edhe njëherë u bëj thirrje, i jepni duart të paktën formalisht kësaj monstre që u vetëserviret shqiptarëve si lider global, në një kohë kur është gangster global.

Shqipëria është në momente kritike. Edi Rama kërkon me çdo kusht të shkojë drejt konfliktit të gjerë. Është një moment historik për çdo shqiptar”, deklaroi Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.