E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Berisha takon Zëvendëspresidentin e PPE në Valencia: Diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Spanjë. Ai ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE), i cili po zhvillohet në Valencia.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Berisha zhvilloi një takim bilateral me Zëvendëspresidentin e PPE-së, Siegfried Mureșan, ku u theksua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri dhe Rumani, si dhe u riafirmua mbështetja e PPE-së për Partinë Demokratike dhe përpjekjet e saj për forcimin e demokracisë në vend.

Reklamë

Berisha: Përmbledhje e Takimit Bilateral me Zëvendëspresidentin e PPE Muresan në Kongresin e PPE në Valencia. Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Valencia, zhvilluam një takim bilateral me Zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet. Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri.

Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë