Ditën që u mbyllën zyrtarisht hetimet, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zgjodhi të mos paraqitet në SPAK, por të dalë para gazetarëve për të shpjeguar pozicionin e tij në raport më akuzat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Berisha ka theksuar së hetimet ë Prokurorisë Speciale për pasurinë e tij dhe familjes së tij treguan së ai nuk ka përfituar asnjëherë para nga dikush tjetër.
Lexo edhe :
Related Posts
“Me vetingun financiar 30-vjeçar të Sali Berishës, ata faktuan deklaratat e mia të përsëritura se Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, pas 54 vitesh punë, disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë”, th Berisha.
Ish-kryeministri Berisha ka theksuar se nga ligji për kthimin e kompesimin e pronave për të cilin akuzohet nga SPAK se është përdorur për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, kanë përfituar 510 mijë pronarë.
“Sali Berisha nuk ka firmosur kurrë për çështje të pronësisë apo çështje të tjera, ndonjë ligj apo vendim qeverie për persona apo grupe të veçanta”, theksoi ai.
Sipas Berishës, pavarësisht hetimeve që kanë përfshirë 3 dekada të jetës së tij në politikë, SPAK-u ka cilësuar korrupsion pagesat që vajaza e tij ka bërë për mjekimin e tij apo në disa raste specifike.
“Pra, korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza ime dhe dhëndri im kanë bërë 3 mijë euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar njëherë gjatë këtyre 30 viteve. Kanë paraqitur si të tillë shpenzimet shëndetësore të paguara direkt nga vajza ime për Sali Berishën, të cilat në vetvete përbëjnë vetëm në psikologjinë e kriminelëve që kanë vjedhur, që kanë rrëmbyer, që flenë mbi vrasje, sigurisht një diçka e moralshme është krim”, tha Berisha.
Lideri i opozitës përsëriti se në nisjen e hetimeve ndaj tij ka ndokuar edhe SHBA.
“Ky proces politik kundër Sali Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Gabriel Eskobar dhe Juri Kim”, tha Berisha.
Tashmë dosja për privatizimin e ish-kompkeskit Partizani do të shkojë në gjykatë dhe liderit të opozitës Sali berisha do t’i duhet të provojë pafajesinë e vet para trupës gjykuese./vizionplus.tv






