Kryedemokrati Sali Berisha në foltoren e radhës përballë kryeministrisë, deklaroi se sot nis beteja përfundimtare e opozitës për të sjellë fitoren.
Një javë para protestës kombëtare të thirrur nga opozita, Berisha deklaroi se opozita do të nisë një betejë pa kthim pas.
Ndërkohë kryedemokrati përshëndeti edhe protestën e “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
“Sot ne mblidhemi për të shpallur para mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur, por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shteron guximin më shumë është vjedhja. Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë. Shikoni se çfarë bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile, vë dy karrige aty dhe proteston në emër të çdo qytetari, çdo ditë me orë të tëra, policia banditët ua heqin çadrat, tavolinën, ujin me akte banditeske. Pse kjo? Sepse ai është kryefrikacaku i kombit. U garantoj se ai është aty se vjedh ditë e natë”, tha Berisha.





