Ish kryeministri Berisha akuzon qeverinë se nuk ka forcë për të arrestuar asnjë bandë të rrezikshme për shkak se është e lidhur vetë me to.

 

Ai shton se Banda e Shullazit, nuk preket për shkak të lidhjes me Saimir Tahirin, Banda e Bajrave në Shkodër është e lidhur me Ramën dhe Bushatin sikursa edhe Banda e Rrajeve në Krujë edhe ajo e lidhur me Ramën, Taulant Ballën dhe Artur Bushin. Në listën e Berishës është edhe ajo që ai e quan Banda e pushtetit e Geron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

 

Sipas ish kryeministrit, Shqipëria është kthyer në një vend ku arrestimet i ben opozita, ligjin, pushtetin e ka pushtuar perfundimisht krimi, një sirene alarmi sipas tij që cdo qytetaret duhet të ngrihet kundër horrave përdhënues që sipas Berishës janë në qeveri e në kuvend.

 

 

Te dashur miq, nje nder rekordet e tjera me te zeza te narkoshtetit te Norieges eshte se ne kete vend asnje bande e rrezikshme absolutisht asnje nuk arrestohet nga narkoqeveria sepse qeveria dhe bandat e saj jane nje dhe vetem nje. Le t’ju referohemi fakteve.

1- Banda e pushtetit e Milit te Partise, Emiliano Shullazi dhe banda e tij, me gjithe krimet e shemtuara per shkak te vellamerise se saj me Saje Qorrin dhe Edvin Shullazin, nuk u prek as dhe cenua kurre gjersa opozita e denoncoi per nje nderhyrje flagrante me porosi te Rames. Cdo bande e rrezikshme e arrestuar kater vitet e fundit eshte veper e mirefillte e opizites.

2- Banda e pushtetit e Geron Xhafes, narkotrafikanti nderkombetar i denuar nga drejtesia Italane, qe mbrohej pas denoncimeve te perseritura nga vellai mafioz minister dhe sivllau mafioz kryeminister.

3- Banda e pushtetit e Bajreve, e lidhur direkt me njemije fije me Ramen, Bushatin, Harushen, u denocua disa here nga opozita dhe shtypi nderkombetar kurse Rama vazhdonte mbrojtjen e saj me gazetare vrases te deshmitareve duke i paraqitur si njerez te ndershem punetor. Ata u arrestuan pas mbledhjes se grupeve parlamentare te opozites ne Shkoder por me kushtin e lehtesimit nga nje mori akuzash te renda qe rendojne mbi ta.

4 – Banda e pushtetit e Rrajeve e lidhur direkt me Ramen, Taulant Begen, Artur Bushin.

Dy muaj me pare u denocuan nga opozita se Raxhep Rraja, bir i pushtetit, sadist e perdhunues kishte torturuar, dhunuar ne menyre kafshrore nje vajze te pambrojtur. Menjehere shteti i kryeperdhunuesit Rama, perdhunuesve te tjere Taulant Bego, Faqezi Droga, Ardi Xhafaj dhe shpura e perdhunuesve te tjere ne polici, prokurori, bashki, me qyte te revoles detyruan vajzen e pambrojtur te terhequ akuzen dhe varrosen krimin e shemtuar.

Kaluan dy muaj dhe heshtja e varrit vazhdon sikur nuk kishte ndodhur asgje. Dy muaj me vone njeri prej oficereve me te guximshem te policise shqiptare beri deshmine tronditese para shqiptareve, ne te cilen faktonte me dokumenta se tashme perdhunues nuk ishte vetem sidisti bir pushteti ne kerkim por edhe vet kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama dhe Taulant Bega, Faqezi Droga, Geron Velia dhe horra te tjere ne polici, prokurori, media etj etj.

Perseri te gjithe keta ne korr vrapuan ta varrosnin per se dyti krimin e shemtuar, tashme te pushtetit te perdhunuesve. Kryeperdhunuesi vete heshti pese dite duke drejtuar nga strofulla e tij e krimit fushaten e shemtuar te perdhunuesve kunder viktimes. Por perseri do te ishte protesta e opozites ne Korçe kunder kryeperdhunuesit, do te ishte marshi i qytetareve te revoltuar qe u kalli daten horrave dhe perdhunuesve te Vjolistanit, qe detyroi kryeperdhunuesin e shtetit perdhunues te dilte nga strofulla e tij, te fliste tre here gjate dites dhe, kur mori vesh se Tirana pritej te lante me ta hesapet, urdheroi ne panik autorin e perdhunimit shteteror te vajzes se pambrojtur Xh M.

Te dashur miq, paraqita keto raste ketu per dy arsye.

Se pari, ne nje vend ku arrestimet i ben opozita, ligjin, pushtetin e ka pushtuar perfundimisht krimi.

Se dyti, arrestimet nga opozita jane sirene alarmi per çdo qytetar qe te ngrihet me guxim per te çliruar nje dite e me pare, me çdo mjet dhe çdo çmim, vendin nga kryeperdhunuesi dhe horrat perdhunues te tjere ne qeveri, parlament, polici, prokurori, media etj etj. sb

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *