Sali Berisha nuk i ndali akuzat ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Edhe këtë të hënë, teksa u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë, ai tha se gjyqtarja Irena Gjoka po amnistohet.
“Irena Dumani, t’ia shtojmë një mbiemër të mbeti bosh mbiemri Dumani nga Troplini, Irena Dumani, fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë, ka mashtruar në institucionin e deklarimit të pasurive dhe në veting origjinën e pasurisë. Ajo për 60 milionë lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas që i ka marrë edhe burrin. Nuk është Maneku, por është Dumani. E kuptoni ju se çfarë horrash janë këta? Sa të pafytyrë, sa të pamoral, se si e si të mbrojnë llumin në sistemin e drejtësisë. Si të bëhen fytyra e shëmtuar e një sistemi”, tha Berisha.
Berisha akuzoi prokurorin Altin Dumani se është paguar për të fshehur autorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
“Dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në aferën Hajri. Është thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro, dhe sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe roja. Kurse Altin Troplini, Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin Troplini”, tha kryedemokrati.
Ndërkaq, sot në GJKKO mbahet seanca në themel e privatizimit të ish-klubit sportiv, “Partizani”.
“Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit. Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve, por edhe gjykatësve. Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen time në themel”, tha Berisha.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishs, i bashkëpandehur në këtë çështje u paraqit gjithashtu në gjykatë.
Ai akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion si pasojë e privatizmit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, një vepër që parashikon një marzh dënimi nga 4 deri në 12 vjet heqje lirie./vizionplus.tv





