Subscribe

Nga sot, Enkelejd Alibeaj nuk njihet si kryetar grupi nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

 

Mbledhja e grupit parlamentar demokrat ka nisur me debate mes Berishës dhe Alibeajt, pasi ky i fundit ka deklaruar se vendimi i gjykatës per kuvendin e 11 dhjetorit eshte i paligjshem dhe fatin e partise e vendos apeli.

 

Por kembengulja per te pritur apelin ka sjelle reagimin e forte te liderit historik te PD Berisha.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYETAR I PD

 

“Per te qene i hapur me ju,  si nje njeri qe isha shprehur per Alibeajn ndonese me probleme te  verteta statutore qenia e tij si kryetar grupi, por me marzh tolerance te padiskutueshem. Por pas vendimit te tij per te paditur PD per llogari te qeverise ne gjykate,  ai per mua pushon se qene kryetar grupit parlamentar”.

 

Te njejtin qendrim kane mbajtur te gjithe deputetet e Komisionit te Rithemelimit. Oerd bylykbashi e bojkotoi mbledhjen pasi per te alibeaj eshte shkarkuar ne 11 dhjetor. Paloka ka deklaruar se Alibeaj po thellon carjen e PD.

 

EDI PALOKA

DEPUTET

 

“Unë nuk e di si flitet për bashkim, kur Alibeaj nis mbledhjen duke folur për deputetë të përjashtuar. Ka shkelur të gjitha parametrat, Enkelejd Alibeaj është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, njësoj si të gjithë funksionet e tjera. “

 

Mbledhja eshte shoqeruar edhe me tensione. Ndersa ka qene duke debatuar me Sali Berishen, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar 10 minuta pushim. Por vetem Alibeaj eshte larguar, te gjithe deputetet kane vazhduar mbledhjen dhe kreu i grupit eshte kthyer serish ne salle.

 

Disa prej deputeteve si Helidon Bushati kane kerkuar nje kuvend pajtimi dhe i kane bere thirrje Alibeajt te terheqe ankimin ne apel.

 

Edhe Alizoti ka bere thirrje per bashkim.

 

 

TOMORR ALIZOTI

DEPUTET

 

“Basha është larguar, mendësia e tij ende pjesë e grupit të PD. Partia duhet te bashkohet.”

 

Edhe pse mbledhja po vazhdon prej oresh, bashkimi i PD duket gjithnje e me i veshtire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *