Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se ndalimi pa asnjë motiv i shitjes së fishekzjarreve në vend është marrë me urdhër të Ramës, vendim që sipas tij nuk është marrë as nga Enver Hoxha apo diktatori i Koresë së Veriut.

 

Përmes një postimi në profilin e tij Berisha, shkruan se për ndalimin e fishekzjarrëve nuk është për shkak të plagosjes së oficeres Ina Nuka me kapsollë, por nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre Ramën.

 

“E verteta eshte se ato u ndaluan ne Shqiperi jo per shkak te plagosjes ne dy gishtrinjte e njeres dore te oficeres se policise, sepse çdo vit ne urgjencat e spitaleve jane mjekuar qytetare te plagosur nga perdorimi i pakujdesshem i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetem e vetem nga frika se mos studentet apo qytetare te revoltuar gjuajne me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky eshte nje akt i turpshem amoral, me te cilin ai per te qetesuar tmerret e tij te brendshme shpirterore u prish festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *