Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shfrytëzoi rrjetet sociale për të replikuar me kryeministrin Edi Rama dhe nismën e tij ligjore për të ndaluar pezullimin e ministrave nga gjykata.
Sipas Berishës, funksionet e ministrit janë të delegueshme, pasi ka me qindra raste kur ministrat delegojnë firmën e tyre
Lexo edhe :
Related Posts
“Në arkivin e Këshillit të Ministrave, janë jo me dhjetëra, por me qindra vendime të firmosura me autorizimin e tij nga zëvendës-ministrat përkatës, sipas kohës”, tha Berisha.
Sipas Berishës nisma për ndryshimin e ligjit është në fakt një nisëm për të mbrojtur nga veprimet e drejtësisë vetë kryeministrin.
“Deputeti Edi Rama paraqet në Parlament amendamentin për të mbrojtur nga pezullimi, nga gjykatës apo kur e kapin në krim kryeministrin, Edi Rama. Kërkon pra, të krijojë një mburojë ligjore”, theksoi Berisha.
Kryetari i PD Berisha ka bërë të qartë se opozita nuk do të përfshihet në asnjë nisëm për ndryshimin e ligjit për të ndaluar pezullimin e ministrave./vizionplus.tv






