Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti pikëpyetje pse po fshihet emri i policit që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. Përgjegjës për këtë Berisha bën kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, identiteti i efektivit mund të fshihet sepse mund të jetë kriminel.

 

“Mendoj se prapa fshehjes së emrit të vrasësit të të riut 25-vjeçar qëndron dëshira e Edvinit  për të paraqitur në muajt e fundit të pushtetit si vrasës të gjithë policinë pasi vrasësi është polic, por nuk ka emër dhe njerëzit në vend që të fajësojnë dhe urrejnë vrasësin konkret, fajësojnë dhe urrejnë me të padrejtë policinë në tërësi mbasi nuk nxjerr emrin e vrasësit të palës tjetër. Një arsye tjetër pse Edvini në kundërshtim me çdo ligj dhe si në asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut fsheh vrasësin është se ai në lagjen apo fshatin ku banon mund të njihet si një trafikant droge, plaçkitës me maskë, përdhunues e mundet dhe ish-vrasës, me të cilët ai ka mbushur policinë njëlloj siç ka mbushur parlamentin, administratën në të gjitha nivelet e narkoshtetit.”

 

Përmes një reagimi në “Facebook”, Berisha u kërkoi qytetarëve që si vrasës kryesorë të njohin Ramën dhe ministrin Sandër Lleshaj.

 

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe fshehjen e emrit të vrasësit pas shpine të Klodjan Rashës nga Edvin Rama dhe puthadori i tij Lleshaj, ju bëj thirrje qytetarëve që të mbajnë këta dy të fundit si porositës apo vrasës kryesor të të riut 25-vjeçar në pragun e derës së shtëpisë së vet.”

 

Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi sepse i riu ka kërcënuar me armë punonjësin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *