Subscribe

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

 

Sipas tij mjafton skandali me Inceneratoret si shkak madhor qe ai ta beje nje gje te tille.

 

Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi i misionareve ka fuqi nukleare njerëzore.Mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo procese të tilla. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar.Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij.Pra, ishte një thirrje e brendshme, që grumbullohej aty, në atë masë të pafundme njerëzish.Kështu që Edi Rama, të krahasoja shpesh në vetminë prej 3-4 vitesh ku çilje një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme tërësisht.

 

Berisha i quajti te pranishmit ne proteste, si misionare.

 

Misionarët e datës 7 korrik, dërguan mesazhin më vëllazëror shumicës së harruar shqiptare apo shumicës së heshtur. Shumicës që shpërfillet në çdo gjë nga kjo qeveri, që merr çdo vendim pa i pyetur se ekzistojnë, pa u interesuar për interesat e tyre më jetike.
Nuk kam parë mesazh më njerëzor, më fisnik, më paqësor se mesazhi që ai tubim misionarësh u dërgoi shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.
Atë tubim nuk e ka parë ndonjëherë Tirana në historinë dhe idealet që shpalosi.
Në shesh apo në drejtim ishte opozita bio. Opozita komunikonte direkt me misionarët në shesh. Dhe kjo ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Ky ishte shkaku pse njerëzit u larguan pa thënë se çfarë do bëjmë, se e dinë se do vijnë prapë.
Këto komente kisha unë për ditën e bekuar të 7 korrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.