Ish-kryeministri Sali Berisha dha alarmin se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në një vatër të rrezikshme koronavirusi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha tha se infektimi i stafit mjekësor ndodhi për shkak të strategjisë së gabuar që ndoqi kryeministri Edi Rama.

“QSUT institucioni mjeksor Nr 1 i vendit perfundon ne bombe virale tejet te rrezikshme. Ne dy dite rezultojne te infektuar 25 mjeke dhe infermiere dhe 8 te semure! Kjo eshte shkalla me e larte i infektimit te personelit mjeksor! Ky eshte nje kercenim serioz madhor per perhapjen e infeksionit te covid19 dhe jeten e te semurve te shtruar me semundje te ndryshme ne kete institucion! Miq, strategjia e ndjekur nga kryepedimologu xhahil i Surrelit shnderroi ne bombe biologjike virale qendren me kryesore mjekesore te vendit, e cila duke qene e vetmja e ketij lloji ne Shqiperi duhej mbrojtur ne menyren me te sigurte. Shpjegimet e ketij zhvillimi tejet negativ me gjoja nje infermjere te infektuar apo nje paciente te infektuar pergjegjese per shnderrimin e QSUT ne bomben biologjike me rrezikshmeri te larte, jane thjeshte perralla me mbret, mashtrime vulgare.”

Sipas ish-kryedemokratit, faj për këtë ka Edi Rama që ka fshehur të dhënat, që vendosi të trajtojë rastet e infeksionit në këtë spital dhe që la pa mjete mbrojtëse punonjësit e shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *