E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Berisha: Protestojmë për TikTok! Kreu i PD akuzon Ramën për koston e tunelit të Murrizit dhe Rrugën e Arbrit

Kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje të gjithë të rinjve të bashkohen me opozitën nesër në orën 19:00 në protestë kundër mbylljes së platformës së komunikimit TikTok. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se mbyllja e TikTok-ut është një akt censurë dhe të gjithë duhet të reagojnë kundër qeverisë. Berisha sqaroi edhe skenarin e protestës, ku sipas tij, fjalën nesër e kanë të rinjtë.

“Nuk jam unë maestro i TikTok-ut, janë të rinjtë. Ata janë frymëzimi, unë aty do të jem t’i mbështes, por fjalën e kanë ata, ata do të flasin se janë anti-censurë. Tek Kryeministria. Protesta është tek Kryeministria, para ndërtesës së tiranit, të Habitullahut të Tiranës”, tha Berisha.

Reklamë

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha komentoi edhe inaugurimin e tunelit të Murrizit, duke theksuar se u deshën 450 milionë euro dhe 16 vjet që rruga e Arbrit të përfundonte.

“Tuneli i Murrizit është inauguruar gjer sot sipas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nga 2022 tre herë. Është shpallur që do të inaugurohet këtë datë e këtë datë dhe nuk është inauguruar ndonjëherë. Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë, sepse në vlerësimin tim tuneli është ndërtuar duke shkelur kushtet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës, ndër të cilat edhe kompanitë daneze. Ata që e kanë bërë atë rrugë, ata shohin një rrugë që vetëm në 27 kilometra ka kushtuar 450 milionë euro”, tha Berisha.

Gjatë paradites, Berisha ishte në qytetin e Elbasanit për festën e Ditës së Verës. Kryetari i PD, Sali Berisha, zhvilloi një takim me ekipin e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar, të cilëve u bëri apel që të afronin çdo qytetar që është kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, pasi çdo faktor i opozitës duhet të bashkohet në 11 maj.

Por gjatë vizitës së Sali Berishës në Elbasan ra në sy mungesa e tre deputetëve aktualë të Elbasanit, të cilët nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për 11 majin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë